Open Data
TË DHËNAT E HAPURA – SHËRBIMI SOCIAL SHTETËROR
Kërko, krahaso, analizo – për shërbime sociale gjithëpërfshirëse!
Të dhënat e hapura është një platformë online që promovon shpërndarjen e të dhënave të hapura për qytetarët, organizatat, institucionet kërkimore dhe institucionet e tjera publike. Kjo platformë synon të rrisë transparencën institucionale dhe t’u mundësojë qytetarëve të kenë akses falas në të dhëna që mund të përdoren për qëllime informimi, studimi, kërkimi shkencor etj. Të dhënat janë të shkarkueshme, të përpunueshme, të aksesueshme në formatin machine-readable, pa nevojë për regjistrim dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.
Platforma “Të dhëna të hapura” ofron informacion të përditësuar mbi fushën e ndihmës ekonomike, PAK, shërbimeve sociale, bonusi i bebes, programi i mbrojtjes së veçantë nga shteti, buxheti, prokurimet publike si edhe raporte vjetore.
Çfarë ofron platforma?
- Transparencë dhe akses të drejtpërdrejtë në të dhëna sociale;
- Mundësi krahasimi sipas viteve, bashkive apo kategorive përfituese;
- Përditësim i vazhdueshëm i statistikave;
- Mbështetje për politika të bazuara në evidencë.
Legjislacioni mbi të dhënat e hapura:
- LIGJI NR. 33, DATË 31.3.2022 PËR TË DHËNAT E HAPURA DHE RIPËRDORIMIN E INFORMACIONIT TË SEKTORIT PUBLIK
- UDHËZIM NR. 2, DATË 6.2.2025 PËR MIRATIMIN E LICENCËS STANDARDE TË RIPËRDORIMIT TË INFORMACIONIT PUBLIK
Në mbështetje të Ligji nr. 33, datë 31.3.2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, Ligjit. Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si edhe Udhëzimit të Përbashkët nr. 2, datë 6.2.2025 për miratimin e licencës standarde të ripërdorimit të informacionit publik”, Shëbimi Social Shtetëror paraqet listën e të dhënave të hapura si më poshtë:
NDIHMA EKONOMIKE
PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR
SHËRBIMET SOCIALE
BONUSI I BEBES
PROGRAMI I MBROJTJES SË VEÇANTË NGA SHTETI
BUXHETI, PROKURIMET PUBLIKE
RAPORTE VJETORE