Publikuar më: 11/07/2025

Politikat e privatësisë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Politikat e privatësisë

Ky është website zyrtar i Shërbimit Social Shtetëror. Politikat e privatësisë tregojnë sesi mblidhen dhe trajtohen të dhënat tuaja nga Shërbimi Social Shtetëror. Politikat e privatësisë vlejnë për:

  • Qytetarë që paraqesin kërkesa, ankesa etj.;
  • Vizitorë të faqes zyrtarë të SHSSH në internet;
  • Kandidatët për punësim, punonjës ose ish-punonjës të SHSSH.

Qytetarë që paraqesin kërkesa, ankesa

  • Kërkesa/ankesa e paraqitur në institucion protokollohet nga punonjësi përkatës, i cili ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është njohur me përmbajtjen e Kodit të Etikës së institucionit dhe Rregulloren për mbrojtjen, përpunimin dhe sigurinë e të dhënave personale, miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSSH.
  • Nëse vendosni të bëni një kërkesë ose të na dërgoni një e-mail me të cilin na jepni të dhëna të identifikueshme personalisht, ne mund të ndajmë të dhënat e nevojshme me agjencitë e tjera qeveritare, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim që t’ju shërbejmë në mënyrë më efikase dhe efektive, përveç nëse është e ndaluar me ligj. Ne nuk do të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektet joqeveritare, me përjashtim të rasteve kur subjektet e tilla kanë qenë të autorizuar për të kryer shërbime të veçanta qeveritare.
  • Të dhënat tuaja personale në kërkesë/ankesë përdoren gjatë procesit të shqyrtimit dhe zgjidhjes së ankesës/kërkesës. SHSSH mund të publikojë statistika në Raportet Vjetore lidhur me numrin e kërkesave/ankesave të ardhura, pa identifikuar subjektin ankues/kërkues.
  • Ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa  është e nevojshme për ofrimin efektiv të shërbimeve publike për ju.
  • Të dhënat tuaja personale ruhen në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, në një mjedis të sigurt dhe me akses të kufizuar bazuar në parimin e nevojës për të ditur dhe njohur.

Vizitorë të faqes zyrtare të SHSSH në internet

  • Nëse jeni thjesht vizitor në këtë faqe, ne nuk kërkojmë të dhëna që na lejojnë t’ju identifikojmë individualisht;
  • Nëse përdorni rubrikën “Kontakt” në faqen tonë zyrtare, të dhënat tuaja personale aksesohen nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSSH dhe përdoren vetëm për shqyrtimin e kërkesës tuaj dhe kthimin e përgjigjes.
  • Për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, të gjitha ruajtjet elektronike dhe transmetimi i të dhënave personale sigurohen me teknologji të përshtatshme të sigurisë.
  • Kjo faqe mund të përmbajë lidhje me organizata jo-qeveritare, mbrojtja e të dhënave dhe praktikat e privatësisë mund të ndryshojnë nga jona. Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen dhe praktikat e privatësisë të faqeve të tjera dhe ju inkurajojmë që të konsultoheni me njoftimet për privatësi të atyre faqeve.

Kandidatët për punësim, punonjës ose ish-punonjës të SHSSH

  • Të dhënat personale të kandidatëve për punë pranë SHSSH përdoren gjatë procesit të aplikimit të tyre dhe për statistikat mujore të rekrutimeve.
  • Të dhënat personale të aplikantëve të pasuksesshëm mbahen për 5 vite pasi ka përfunduar procedura e rekrutimit.
  • Të dhënat personale të punonjësve të SHSSH ruhen në dosje dhe përdoren për qëllime që lidhen drejtpërdrejt me punësimin e tij, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit në fuqi.
  • Të dhënat personale të punonjësve të cilët mbyllin marrëdhënien e punësimit me SHSSH ruhen në dosje në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës dhe Ligjit për Arkivat.

Pyetje të tjera mbi politikat e privatësisë

  • Për çdo pyetje ose reagim mbi politikat dhe procedurat tona të mbrojtjes së të dhënave ose nëse keni nevojë për më shumë informacion ose akses në të dhënat që na keni dhënë më herët, si dhe nëse kërkoni që të fshihen të dhënat tuaja personale, ju lutemi kontaktoni me e-mail info@sherbimisocial.gov.al

 

Për më shumë informacion mund të lexoni:

RREGULLORE PËR MBROJTJEN, PËRPUNIMIN DHE SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE

LIGJI NR. 124/2024 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

DEKLARATA E KONFIDENCIALITETIT

 

 

 

 


Shërbime