Historiku dhe Misioni

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Shërbimi Social Shtetëror, quajtur si Administrata e Përgjithshme e Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale, është ngritur me VKM nr. 52, datë 08.01.1996 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit të Përgjithshëm të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale, si edhe të Administratës së Përgjithshme të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale. Në këtë strukturë të krijuar në vitin 1996 u përfshinë 4 drejtori:
• Drejtoria e Ndihmës Ekonomike;
• Drejtoria “Gruaja dhe Familje”;
• Drejtoria e Personave me Aftësi të Kufizuar;
• Drejtoria e të Moshuarve.

Në vitin 2002, u ndryshua emërtimi nga Administrata e Përgjithshme e Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale në emërtesën aktuale si Shërbimi Social Shtetëror. Në vitin 2005 është miratuar Statuti i Shërbimit Social Shtetëror me VKM nr. 542, datë 27.07.2005 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar më vonë me VKM nr. 816, datë 16.11.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 542, datë 27.07.2005 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”.

Në vitin 2018 është miratuar Statuti i ri i Shërbimit Social Shtetëror me VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”.

Upload këtu 3 linqeve të legjislacionit të përmendur me lartë.

Drejtorët e Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror ndër vite:
Znj. Arlinda Ymeraj
Znj. Vilma Kolpea
Z. Zenel Shalari
Znj. Zamira Sinoimeri
Znj. Natasha Hodaj
Z. Thanas Poçi
Znj. Vilma Premti
Z. Mihal Naço
Znj. Kozeta Mesiti
Z. Ilirjan Cuko
Znj. Etleva Bisha
Znj. Luneda Sufali
Znj. Reme Xholi

Shërbimi Social Shtetëror është institucion buxhetor në varësi të ministrit përgjegjës për çështjet e ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore, me seli në Tiranë. Shërbimi Social Shtetëror ka si mision zbatimin e politikave dhe legjislacionit të ndihmës ekonomike, aftësisë së kufizuar dhe shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin.

Shërbimi Social Shtetëror është i organizuar me një Drejtori të Përgjithshme dhe 12 Drejtori Rajonale, si edhe 29 institucione të përkujdesit shoqëror për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuar etj.

Ky mision realizohet përmes:
• Administrimit të shërbimeve shoqërore për individët në nivel kombëtar, si edhe monitorimi i standardeve të shërbimeve sociale në nivel kombëtar;
• Programimit dhe detajimit të fondeve të ndihmës ekonomike;
• Programimit dhe detajimit të fondeve të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
• Programimit dhe detajimit të fondeve për shërbimet shoqërore;
• Kontrollit të zbatimit të legjislacionit dhe përdorimit të fondeve buxhetore për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e shoqërore;
• Administrimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar për aplikantët dhe përfituesit e ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve të përkujdesit shoqëror.

Shërbimi Social Shtetëror financohet nga buxheti i shtetit dhe alokon fondet për institucionet e përkujdesit shoqëror, për kompensimin e pagesave të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, si edhe shpenzimet administrative për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror dhe Drejtoritë Rajonale.


Njoftime
  • 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës Më shumë...
  • Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar Më shumë...
  • Talentet e Fëmijëve të Shtëpisë sonë të madhe Më shumë...
  • Bashkojmë fuqitë për të fuqizuar ligjet për mbrojtjen e fëmijëve Më shumë...
  • Gëzuar 1 Qershorin gjithë fëmijëve të qendrave tona Më shumë...