Publikuar më: 25/05/2026
SHSSH në aktivitetin “Nga konfiskimi tek e mira publike”
Sot, më datë 25.05.2026, Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH mori pjesë në aktivitetin “Nga konfiskimi tek të mirat publike”, organizuar nga AAPKS, ku u theksua rëndësia e përdorimit të aseteve të konfiskuara në mbështetje konkrete për komunitetin.
Gjatë aktivitetit u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm mes SHSSH dhe AAPKS, i cili prej më shumë se një viti ka sjellë përfitime reale për përfituesit e institucioneve të përkujdesit social dhe organizatave që ofrojnë shërbime sociale, veçanërisht për gratë dhe vajzat viktima të dhunës dhe trafikimit.
Përmes këtij partneriteti janë siguruar mjete, materiale dhe pajisje të ndryshme që kanë kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për grupet në nevojë. Bashkëpunimi mes institucioneve do të vijojë të forcohet më tej, me synimin për të zgjeruar mbështetjen dhe për të sjellë më shumë mundësi për komunitetet dhe qytetarët në nevojë.

