Publikuar më: 26/05/2026
Marrëveshje Bashkëpunimi mes SHSSH- Special Needs Albania-Jonathan Center
Më datë 26.5.2026 u nënshkrua një marrëveshje tripalëshe bashkëpunimi mes Shërbimi Social Shtetëror, Special Needs Albania dhe Jonathan Center, e cila synon të forcojë përpjekjet për punësimin dhe integrimin social të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse, ku çdo individ ka mundësi të barabarta për zhvillim personal dhe profesional.
Kjo marrëveshje vjen si vazhdim i angazhimit dhe përkushtimit të përbashkët për të mbështetur, fuqizuar dhe krijuar më shumë mundësi për personat me aftësi të kufizuar, duke synuar rritjen e aksesit në punësim, pavarësi ekonomike dhe përfshirje sociale.
Përmes këtij partneriteti, pritet të ndërmerren iniciativa të përbashkëta që do të kontribuojnë në ndërtimin e një modeli më të qëndrueshëm bashkëpunimi mes institucioneve dhe organizatave, me fokus garantimin e barazisë, dinjitetit dhe respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet një hap domethënës drejt krijimit të një mjedisi më mbështetës dhe gjithëpërfshirës, ku personat me aftësi të kufizuar të kenë mundësi reale për të kontribuar dhe për të qenë pjesë aktive e jetës ekonomike dhe sociale të vendit.

