Publikuar më: 18/06/2026
Shpallje Nr.408: – Pozicioni “Specialist / Drejtoria e Financës dhe Statistikës, DPSHSSH, Tiranë”
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar , Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist, kategoria IV-2, në Drejtorinë e Financës dhe Statistikës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.
Kandidati që aplikon duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e Shkencave Ekonomike;
- Niveli i edukimit Master Shkencor/Master Profesional;
- Të ketë eksperiencë pune në profesion mbi 2 vite;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.07.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Çertifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 06.07.2026, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr.162/2020 “Për prokurimin publik”;
- VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik” , i ndryshuar
- 25/2018. “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
- Njohuri mbi ligjin n 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
- Udhëzimi nr. 30, datë 27.11.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publike”, I ndryshuar;
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al

