Publikuar më: 15/07/2026

Shpallje Nr.407: – Pozicioni “Specialist / Punonjës Social, Qendra Polivalente Ditore, Kamëz”(Nuk ka aplikant)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Për pozicionin Specialist (Punonjës Social), në Qendrën Polivalente Ditore, Kamëz, konstatohet se nuk pati asnjë aplikant të pranishëm në procesin e konkurrimit.


Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-3, në Qendrën Polivalente Ditore, Kamëz.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Sociale /Dega Punë Sociale;
  • Të jetë i/e pajisur me liçencën përkatëse ose vërtetim që është në proçes;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masë disiplinore.

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.07.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

 

  • – Kërkesën për aplikim;
  • – Jetëshkrimin (CV);
  • – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • – Fotokopje të librezës së punës;
  • – Fotokopje të kartës së identitetit;
  • – Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • – Certifikatë familjare;
  • – Vërtetim banimi;
  • – Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  • – Certifikata të kualifikimeve;
  • – Referenca pune.

 

Pas verifikimit paraprak në datën 06.07.2026, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

 

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

 

  1. Ligji Nr 121/2016 “Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Vendimi Nr. 518, date 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, proçedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.
  3. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr 823, datë 6.12.2006 “Për standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat ditore”.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime