Publikuar më: 18/06/2026
Shpallje Nr.405: – Pozicioni “Specialist / Punonjës Social, Sektori i Shërbimeve Shoqërore, DRSHSSH, Tiranë”
Në zbatim të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-3, në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetërore Tiranë:
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Sociale /Dega Punë Sociale;
Niveli i edukimit Master;
Të jetë i/e pajisur me liçencën përkatëse ose vërtetim që është në proçes;
Preferohet të ketë eksperincë pune në profesion;
Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.07.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 06.07.2026, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkursi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Vendim nr.135, datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statusit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar;
- Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligji nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”;
- Ligji nr. 8626, dt.22.06.2000” Statusi i Invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;
- Ligji nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i Invalidit;
- Ligji nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al

