Programi për gratë e papuna
PROGRAMI PËR NJË MBROJTJE TË VEÇANTË NGA SHTETI PËR GRATË E PAPUNA ME TRE APO MË SHUMË FËMIJË TË MOSHËS DERI NË 18 VJEÇ
Ky program mundëson pagesën e sigurimeve shoqërore për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku të paktën njëri prej fëmijëve është nën 5 vjeç dhe kur të ardhurat familjare janë nën 100.000 lekë në muaj. Përkujdesi për fëmijën deri në moshën 5 vjeç do të njihet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje.
Ky program ka filluar zbatimin në vitin 2022 dhe aplikimi bëhet online, pa pagesë, përmes platformës e-Albania në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=15191
Aplikimi për këtë shërbim nuk ka nevojë për dokumentacion shoqërues të paraqitur nga qytetari. Shërbimi Social Shtetëror, brenda datës 20 të çdo muaji pasardhës, përgatit listëpagesën me kontributet e personave që rezultojnë përfitues, ia përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si edhe kryen pagesën sipas legjislacionit në fuqi.
Për më shumë informacion mund të lexoni:
https://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2025/06/Grate-e-papuna-2023-2025.docx