Publikuar më: 28/08/2025

Ndihma Ekonomike

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Informacion mbi shërbimin

Ndihma ekonomike është mbështetja në para, që u jepet familjeve dhe individëve në nevojë, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjit nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr. 597, datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të Ndihmës Ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për Ndihmën Ekonomike”.

Tarifa

Aplikimi për ndihmë ekonomike është pa pagesë. Nuk ka formular aplikimi për plotësim online nga qytetari.

Afati kohor

Aplikimi realizohet nga data 1-10 në njësinë administrative ku banon familja. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror  nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat.

Procedura e ankimimit të vendimit

Familjet të cilat janë refuzuar për pikë të pamjaftueshme kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës dhe gjithashtu ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë.

Ankimimi bëhet  me shkrim pranë njësisë vendore, e cila duhet të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Pas ezaurimit të ankimimit në njësinë vendore, familja ka të drejtë të ankimojë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe në gjykatë.

Për informacione më të detajuara mbi shërbimin ndiqni linkun/linqet:

https://www.sherbimisocial.gov.al/rreth-ndihmes-ekonomike/


Shërbime