Publikuar më: 18/06/2026
Shpallje Nr.407: – Pozicioni “Specialist / Punonjës Social, Qendra Polivalente Ditore, Kamëz”
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-3, në Qendrën Polivalente Ditore, Kamëz.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Sociale /Dega Punë Sociale;
- Të jetë i/e pajisur me liçencën përkatëse ose vërtetim që është në proçes;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masë disiplinore.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.07.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- – Kërkesën për aplikim;
- – Jetëshkrimin (CV);
- – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- – Fotokopje të librezës së punës;
- – Fotokopje të kartës së identitetit;
- – Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- – Certifikatë familjare;
- – Vërtetim banimi;
- – Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- – Certifikata të kualifikimeve;
- – Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 06.07.2026, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Ligji Nr 121/2016 “Për shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.
- Vendimi Nr. 518, date 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, proçedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.
- Vendim i Këshillit të Ministrave Nr 823, datë 6.12.2006 “Për standartet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit në qendrat ditore”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al

