Publikuar më: 18 Shtator, 2024
16 ditët e aktivizimit kundër dhunës
Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore u organizua një takim i ngrohtë me përfitueset e Qendrës Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje, ku u ndanë historitë prekëse të dhunës dhe thyerjes së heshtjes për ti thënë STOP DHUNËS.
Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje ofron shërbime rezidenciale 24/7 për gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje, ku përveç paketës bazë të shërbimeve ofrohen edhe shërbime rehabilituese dhe ri-integruese për rikthim të suksesshëm në shoqëri.