Publikuar më: 21/10/2025
Shpallje Nr.381: – Pozicioni “Specialist / Punonjës Social, kategoria e pagës IV-3, në Shtëpinë e Foshnjes Tiranë”
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Specialist (Punonjës Social), kategoria e pagës IV-3, në Shtëpinë e Foshnjes Tiranë.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Sociale /Dega Punë Sociale;
4. Niveli i edukimit Master;
5. Të jetë i/e pajisur me liçencën përkatëse ose vërtetim që është në proçes;
6. Preferohet të ketë eksperincë pune në profesion të paktën 1 vit;
7. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
8. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
10. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 29.10.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
• Kërkesën për aplikim;
• Jetëshkrim (CV);
• Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
• Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
• Çertifikata të kualifikimeve;
• Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 31.10.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
• Njohuri mbi ligjin Nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë;
• Vendim Nr.518, datë 04.09.2018 “Kriteret e pranimit te perfituesve ne IPSH”
• Udhëzimi Nr 169 dt 29.03.2024 “ Për miratimin e Standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror 0-5 vjec në qendrat rezidenciale dhe manuali i zbatimit.
• Njohuri mbi ligjin Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijve”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al