Publikuar më: 02/12/2025

SHSSH në Konferencën Rajonale të vendeve të rajonit për politikat e mbrojtjes sociale

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror mori pjesë në një panel së bashku me përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në një konferencë dedikuar dimensionit social të procesit të integrimit europian të vendeve të rajonit.

Gjatë fjalës së saj, znj. Xholi ndau përvojën e Shqipërisë në konsolidimin e partneritetit mes sektorit publik dhe organizatave të shoqërisë civile në hartimin e politikave të mbrojtjes sociale. Ajo theksoi rëndësinë e një partneriteti të mirëfilltë që shkon përtej konsultimeve formale, duke u shndërruar në një mekanizëm thelbësor për të adresuar nevojat reale të qytetarëve dhe për të ndërtuar politika më efektive dhe të qëndrueshme.

Falë modeleve të suksesshme të bashkëpunimit, Shqipëria ka avancuar në zhvillimin e politikave sociale më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të grupeve vulnerabël. Në përmbyllje, Drejtoresha e Përgjithshme ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti si një element kyç në përparimin e mëtejshëm të aghendës sociale në kuadër të integrimit europian, me synimin për të ndërtuar një sistem më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët.


Shërbime