Publikuar më: 13/03/2026

Shpallje Nr.396: – Pozicioni “Kujdestar / Sektori i Shërbimeve Sociale, Shtëpia e të Moshuarve,Tiranë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM  nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Kujdestar, në Sektorin e Shërbimeve Sociale, pranë Shtëpinë e të Moshuarve Tiranë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë ndaj tij/saj ndonjë masë disiplinore në fuqi.

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 31.03.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

– Kërkesën për aplikim;

– Jetëshkrimin (CV);

– Fotokopje të dëftesës së pjekurisë.

– Fotokopje të librezës së punës;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

– Certifikatë familjare;

– Vërtetim banimi;

– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

– Certifikata të kualifikimeve;

– Referenca pune.

 

Pas verifikimit paraprak në datën 02.04.2026, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  • Njohuri specifike të vendimit nr. 821, datë 06.12.2006 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për të moshuarit në institucionet rezidenciale”.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime