Publikuar më: 23/02/2026
Shpallje Nr.394: – Pozicioni “Specialist / Punonjës Social, Sektori i Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Berat”
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Specialist (Punonjës Social), në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Berat.
Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkencat Sociale/ Dega Punë Sociale;
- Të jetë i/e pajisur me liçencën përkatëse ose vërtetim që është në proçes;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 09.03.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
- – Kërkesën për aplikim;
- – Jetëshkrimin (CV);
- – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- – Fotokopje të librezës së punës;
- – Fotokopje të kartës së identitetit;
- – Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- – Çertifikatë familjare;
- – Vërtetim banimi;
- – Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- – Çertifikata të kualifikimeve;
- – Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 11.03.2026, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Vendim nr.135, datë 07.03.2018, “Për miratimin e Statusit të Shërbimit Social Shtetëror”, I ndryshuar;
- Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligji nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”;
- Ligji nr. 8626, dt.22.06.2000” Statusi i Invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”;
- Ligji nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i Invalidit;
- Ligji nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al

