Publikuar më: 17/02/2026
Shpallje Nr.393: – Pozicioni “Drejtor / Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë”
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:
Drejtor, kategoria e pagës III-1, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë.
Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale /Ekonomike/Juridike/ Natyrore;
4. Niveli i arsimimit /Master shkencor;
5. Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.02.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Çertifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 02.03.2026, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
- Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”
- Ligj Nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërise”.
- Ligji 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al

