Publikuar më: 04/02/2026

Shpallje Nr.391: – Pozicioni “Specialist / Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme,DPSHSSH, Tiranë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist, në Sektorin Juridik, kategoria e pagës IV-2, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë/ Dega Juridik;
  4. Niveli i edukimit Master Profesional;
  5. Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion të paktën 1 vit;
  6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 23.02.2026 në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
    2. Jetëshkrimi (CV);
    3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
    4. Fotokopje të librezës së punës;
    5. Fotokopje të kartës së identitetit;
    6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
    7. Çertifikatë familjare;
    8. Vërtetim banimi;
    9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
    10. Certifikata të kualifikimeve;
    11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 25.02.2026 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Kodi i Procedurave Administrative;
  2. Kodi i Proçedurës Civile i Republikës së Shqipërisë;
  3. Ligj nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar;
  4. VKM 135, datë 7.3.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndyshuar;
  5. Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar;
  6. Njohuri për standartet e shërbimeve sociale;
  7. Ligji nr.57/2019 “Për asistencën Sociale”, në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar;

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime