Publikuar më: 09/02/2026

Shpallje Nr.390: – Pozicioni “Kujdestar / Shtëpia e Fëmijëve Shkollor, Tiranë”(Fituesi – Ana Jaupllari)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Kanditati fitues për pozicionin Kujdestar në Sektorin e Sherbimeve Sociale, pranë Shtëpisë së Fëmijëve Shkollor Tiranë është/ janë:

Ana Jaupllari

 


 

Njoftim

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 02.02.2026, ora 10.00, për pozicionin Kujdestar në Sektorin e Sherbimeve Sociale, pranë Shtëpisë së Fëmijëve Shkollor Tiranë
Kanditati/Kanditatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit Kujdestar në Sektorin e SHerbimeve Sociale, pranë Shtëpisë së Fëmijëve Shkollor Tiranë është/janë:

Elona Gjerogo
Anduela Prenga
Ana Jaupllari
Marjo Mema
Drane Koka

 


 

Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Kujdestar, në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollor Tiranë.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

• Të jetë shtetase shqiptare;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
• Të ketë trajnime për çështje të fëmijëve (trajnim i certifikuar);
• Të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të mos jetë e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.01.2026 në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
• Kërkesën për aplikim;
• Jetëshkrim (CV);
• Fotokopje të dëftesës së pjekuris;
• Fotokopje të librezës së punës;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dëshmi penaliteti ose deklarim të gjendjes gjyqësore;
• Raport mjekësor që vërteton gjendjen e saj shëndetësore;
• Çertifikata të kualifikimeve;
• Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 29.01.2026 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

• Njohuri specifike të vendimit nr. 659, datë 17.10.2005 “Për standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror, për fëmijët në institucionet rezidenciale”.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime