Publikuar më: 27/10/2025

Shpallje Nr.384: – Pozicioni “Drejtor / Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Durrës”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Drejtor, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Durrës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Juridike /Ekonomike / Sociale / Natyrore;
4. Niveli i arsimimit /Master shkencor;
5. Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 12.11.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Certifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Certifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 14.11.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
2. VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar
3. Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
4. Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
5. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
6. Njohuri mbi ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”
7. Ligj Nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërise”.
8. Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime