Publikuar më: 09/12/2025
Shpallje Nr.383: – Pozicioni “Kujdestar / Shtëpia e të Moshuarve, Shkodër”(Fituesi – Lediana Gjana)
Kanditati fitues për pozicionin Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme, pranë Drejtorinë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror është:
Lediana Gjana
Njoftim
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 13.11.2025, ora 10.00, për pozicionin Kujdestar, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër
Kanditati/Kanditatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit Kujdestar, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër është/janë:
Lediana Gjana
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
3 – Kujdestar, në Shtëpinë e të Moshuarve Shkodër.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 10.11.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të dëftesës së pjekurisë.
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Certifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Certifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 13.11.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
– Njohuri specifike të Udhëzimit nr.168, datë 29.03.2024 “Për miratimin e standardeve të shërbimit të përkujdesit shoqëror për të moshuar në qendrat rezidenciale dhe manuali I zbatimit”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al

