Publikuar më: 20/05/2025

Shpallje Nr.360: – Pozicioni “Specialist / Sektori Juridik, Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme, DPSHSSH, Tiranë””

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

Specialist, në Sektorin Juridik në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë/ Dega Juridik;
4. Niveli i edukimit Master Profesional;
5. Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion të paktën 1 vit;
6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.06.2025 në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Certifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 04.06.2025 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Kodi i Procedurave Administrative;
2. Kodi i Proçedurës Civile i Republikës së Shqipërisë;
3. Ligj nr. 49/2012 “Për Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar;
4. VKM Nr. 135, datë 7.3.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndyshuar;
5. Ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, i ndryshuar;
6. Njohuri për standartet e shërbimeve sociale;
7. Ligji nr.57/2019 “Për asistencën Sociale”, në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime