Publikuar më: 18/06/2025

Retreat 2025 – SHSSH

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në Vlorë, gjatë një retreat-i me drejtuesit rajonalë dhe stafet e Drejtorive Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror nga mbarë vendi, patëm mundësinë të zhvillonim diskutime të thelluara mbi sfidat e punës së përditshme.

Nëpërmjet një shkëmbimi të frytshëm mendimesh, u sollën në vëmendje çështjet më urgjente dhe u propozuan zgjidhje praktike për të rritur efektivitetin dhe cilësinë e sistemit të mbrojtjes sociale në nivel kombëtar.

Ky retreat shërbeu jo vetëm si një moment reflektimi dhe vlerësimi të punës sonë, por edhe si një hap domethënës drejt rritjes së kohezionit mes nesh, si një ekip i përkushtuar ndaj misionit për të ndërtuar një sistem mbrojtjeje sociale më gjithëpërfshirës dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve.


Shërbime