Projekte

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

eldEARLY – Përmirësimi i sistemit të përkujdesjes ndaj të moshuarve në Shqipëri

Periudha e zbatimit : Mars 2024- Mars 2026

Shërbimi Social Shtetëror, me mbështetjen e Programit të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim – IADSA II, po zbaton në bashkëpunim me Qendrën ASET, Regione Marche dhe Regione Liguria projektin me titull “eldEARLY – Përmirësimi i sistemit të përkujdesjes ndaj të moshuarve në Shqipëri”

Qëllimi i projektit është të përforcojë veprimet në mbështetje të të moshuarve vulnerabël, për të identifikuar në kohë situatat dhe  problematikat që ata hasin  dhe për të përmirësuar sistemin e mirëqenies sociale në Shqipëri. Objektivat specifike përfshijnë: zhvillimin e shërbimeve sociale inovatore për të moshuarit, krijimin e dy linjave telefonike këshillimi për ta dhe zhvillimin e një figure të re profesionale të operatorit social për të moshuarit përmes trajnimeve periodike ku gjithsej do të trajnohen 350 psikologë dhe operatorë socialë. Gjithashtu do të realizohet hartëzimi i qendrave sociale në vend si dhe do të krijohen mekanizma dhe protokolle të reja për kategoritë e kujdesit për të moshuarit në nivel kombëtar.

eldEARLY është në përputhje me Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024 dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022-2030, duke synuar përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe me Strategjinë Kombëtare të Shëndetit 2021-2030, e cila ka si qëllim përmirësimin e shëndetit të popullatës shqiptare përmes një sistemi shëndetësor të integruar.

Duke u nisur nga pandemia globale që kemi përjetuar, është shumë e nevojshme të ofrohen shërbime sociale alternative dhe të gjithanshme për të gjitha kategoritë vulnerabël në vend, për të ndihmuar në shmangien e vetmisë, izolimit social dhe fizik, si dhe në promovimin e përfshirjes sociale, duke evituar kështu institucionalizimin e tyre.

Për të aksesuar hartën e shërbimeve për të moshuar klikoni linkun :  https://asetcenter.al/harta/


Njoftime