Publikuar më: 19/06/2025

Programi “Gjyshet për Fëmijët” në Shqipëri

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Më datë 17.06.2025 në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror znj. Reme Xholi zhvilloi një takim frymëzues me Deborën, presidente e fondacionit amerikan “One Heart Children”, njëkohësisht me origjinë shqiptare, themeluesen e fondacionit në Shqipëri dhe sponsoren e programit znj. Erjola Xheko, si dhe me znj. Valbona Tula, drejtore e Shtëpisë-Familje për të Rinj 16-18 vjeç.

Ky takim shënoi finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe “One Heart Children’s Foundation”, për zbatimin në Shqipëri të programit “Gjyshet për Fëmijët”, i cili vjen pas një përvoje të suksesshme në Bullgari.

Programi ka për qëllim të sjellë në jetën e fëmijëve që rriten në institucionet e përkujdesit social, figurën e ngrohtë, të përkushtuar dhe mbështetëse të gjyshes. Gjatë fazës së zbatimit, gjyshet do të punësohen në institucionet tona, ku do të bashkëpunojnë me ekipet profesionale për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së përkujdesit dhe zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve. Ky program jo vetëm që kontribuon në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve, por krijon gjithashtu mundësi të vlefshme për angazhimin aktiv të gjysheve në jetën shoqërore, duke nxitur përmbushjen personale dhe përmirësimin e shëndetit mendor të tyre.


Shërbime