Publikuar më: 07/04/2026

PAK Art në pedonale – Berat 2026

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit u zhvillua në pedonalen e qytetit të Beratit aktiviteti “PAK Art në pedonale”, një panair i punimeve të fëmijëve që marrin shërbime në dy qendrat e zhvillimit të qytetit të Beratit dhe në qendrën multifunksionale Dimal.

Me praninë e Zv/Kryeministres, znj. Albana Koçiu, Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale znj. Evis Sala, Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, lançuam Planin Kombëtar të PAK 2026-2030.

Për herë të parë, pagesat mujore për fëmijët me aftësi të kufizuara do të dyfishohen, duke ofruar një mbështetje më të madhe financiare për plotësimin e nevojave të tyre. Gjithashtu, për herë të parë do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët/ndihmësit e tyre, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm që ata luajnë në përkujdesjen e përditshme. Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të politikave sociale dhe garantimit të një mbështetjeje më të plotë dhe dinjitoze për këtë kategori.


Shërbime