Publikuar më: 12/01/2026
“Një kuti, një arsye për të buzëqeshur” për fëmijët pa kujdes prindëror
Në kuadër të nismës “Një kuti, një arsye për të buzëqeshur”, të ndërmarrë nga Shërbimi Social Shtetëror dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u mblodhën dëshirat e 138 fëmijëve pa kujdes prindëror, të sistemuar në 6 institucione të përkujdesit shoqëror në mbarë vendin. Kjo nismë synoi t’u sillte gëzim dhe emocion fëmijëve në prag të festave, duke u dhënë mundësinë që dëshirat e tyre të bëheshin realitet. Nismës iu bashkuan deputetët e Partisë Socialiste, të cilët, me përkushtim dhe solidaritet, plotësuan dëshirat e shprehura nga fëmijët. Si pjesë e kësaj nisme, u organizuan gjithashtu aktivitete festive dhe argëtuese me fëmijët, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, plot buzëqeshje dhe momente të paharrueshme, që forcojnë ndjenjën e përkujdesjes, mbështetjes dhe përfshirjes sociale.

