Publikuar më: 21/10/2025

Shpallje Nr.380: – Pozicioni “5 Mjek/ Struktura e Sektorit të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar dhe Biopsiko-Social, DRSHSSH, Elbasan”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

5 Mjek, pjesë e Strukturës së Sektorit të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar dhe Biopsiko-Social, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Elbasan.

Mjekët do të jenë pjesë e komisioneve shumëdisiplinore për vlerësimin bio-psiko-social të individëve, në funksion të procesit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Ata do të ushtrojnë veprimtarinë në pikat e vlerësimit të përcaktuara brenda qarkut Elbasan.
Pikat e vlerësimit ku do të angazhohen mjekët janë:
1. Qendra Shëndetësore Nr. 1, Elbasan
2. Spitali Rajonal Elbasan
3. Njësia Administrative Librazhd
4. Njësia Administrative Gostimë
5. Njësia Administrative Gramsh

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithshme;
• Të jetë i/e pajisur me licencën e mjekut;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 03.11.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Çertifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Çertifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 05.11.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
2. VKM Nr. 722, datë 11.11.2019 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”.

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime