Publikuar më: 11/07/2025
Linja e Gjelbër për Moshën e Tretë

Shërbimi Social Shtetëror, me mbështetjen e Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit (IADSA) po zbaton në partneritet me Qendrën ASET, Regione Marche dhe Liguria projektin “EldEarly – Përmirësimi i Sistemit të Kujdesit ndaj të Moshuarve në Shqipëri”, që synon forcimin e mbështetjes për të moshuarit në vendin tonë.
Në kuadër të këtij projekti është ngritur një Linjë Këshillimi falas që ofron:
- Këshillim psikologjik për të moshuarit
- Referim për kujdes të shtuar shëndetësor e social
Telefononi falas në numrin 0800 4042. Linja është e hapur për të gjithë të moshuarit që kanë nevojë për mbështetje sepse çdo i moshuar ka të drejtë të ndihet i sigurt, i dëgjuar dhe i përfshirë.