Publikuar më: 17/02/2026

Java e Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2026

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në hapjen zyrtare të Javës së Ndërgjegjësimit për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit, Drejtoresha e Përgjithshme e SHSSH përfaqësoi zërin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke vënë në dukje angazhimin e përditshëm për të garantuar shërbime cilësore, të aksesueshme dhe në kohë për çdo viktimë të krimit.

Ky takim shërbeu për të theksuar rëndësinë e bashkëveprimit të ngushtë ndërinstitucional mes të gjitha hallkave të sistemit të trajtimit të viktimave – nga sistemi gjyqësor dhe policia, te shërbimi shëndetësor, shërbimet sociale dhe strukturat arsimore– si një mekanizëm i domosdoshëm për ofrimin e mbështetjes së plotë dhe të koordinuar.

Znj. Xholi theksoi rolin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore jo vetëm në adresimin e nevojave emergjente, por edhe në rehabilitimin afatgjatë, fuqizimin dhe riintegrimin e viktimave, deri në garantimin e një jete dinjitoze, të sigurt dhe me mundësi të barabarta.


Shërbime