Publikuar më: 28/08/2025

Bonusi i Bebes

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Informacion mbi shërbimin

Bonusi i bebes është një shërbim që ofrohet prej vitit 2019. Bonusi i bebes është ndihmë e menjëhershme financiare për nënat me foshnja të porsalindura. Pranë Shërbimit Social Shtetëror ofrohet shërbimi i lëshimit të bonusit të bebes për fëmijët e lindur në strukturat spitalore private dhe për fëmijët e lindur jashtë vendit kur prindërit nuk janë rezidentë jashtë vendit.

Afati kohor

Ky shërbim i ofrohet prindërve deri në momentin që bebi mbush moshën 1 vjeç.

Tarifa

Aplikimi për këtë shërbime është pa pagesë.

Formular aplikimi

Në rast se fëmija ka lindur jashtë vendit, prindi duhet të plotësojë formularin e vetë-deklarimit si më poshtë për verifikimin e kohë-qëndrimit jashtë vendit:

https://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/FORMULAR-VETEDEKLARIMI.pdf

 


Shërbime