Publikuar më: 28/08/2025

Aftësia e Kufizuar

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Informacion mbi shërbimin

Skema e vlerësimit të aftësisë së kufizuar është një nga shtyllat kryesore të programeve të mbrojtjes sociale. Në bazë të Ligjit nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë” përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë:

  1. a) personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;
  2. b) personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe personat e paaftë për punë, sipas Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, të cilët nuk plotësojnë kushtet ligjore për përfitim të pensionit të invaliditetit të punës sipas ligjit të sigurimeve shoqërore në Republikën e Shqipërisë;
  3. c) personat me aftësi të kufizuar, të deklaruar të tillë me vendim të Komisionit Shumëdisiplinor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar;

ç) personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës.

Afati kohor

Afati kohor i shqyrtimit të dokumentacionit në Komisionet Shumëdisiplinore të Vlerësimit të AK (KVSHAK) është brenda 30 ditëve nga dorëzimi i tij.

Afati kohor për shqyrtimin e dokumentacionit për rastet e reja në Statusin e Para-Tetraplegjisë dhe Verbërisë është brenda 30 ditëve, ndërsa për rikomisionimet brenda 60 ditëve.

Tarifa

Aplikimi për këto shërbime është pa pagesë.

Procedurat e ankimimit

Ankimimi i vendimmarrjes së KVSHAK-ve është brenda 20 ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit.

Ankimimi i vendimmarrjes së komisioneve të Statusit të Para-Tetraplegjisë dhe Verbërisë është brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

 


Shërbime