Publikuar më: 12/06/2025

Shpallje Nr.352: – Pozicioni “Përgjegjës Sektori / Sektori i Projekteve, DPSHSSH, Tiranë” ( Fituesi – Xhulia Musta)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Kanditati fitues për pozicionin Përgjegjës Sektori , në Sektorin e Projekteve, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Shërbimin Social Shtetëror është:

Xhulia Musta

 


 

Njoftim

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 05.06.2025, ora 09.00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror për pozicionin Përgjegjës Sektori, Sektori I Projekteve në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror.

Kanditati/Kanditatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit për pozicionin Përgjegjës Sektori, Sektori I Projekteve në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Shërbimit Social Shtetëror është/janë:

Arjola Ismalaj
Xhulia Musta

 


 

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

Përgjegjës Sektori në Sektorin e Projekteve në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale /Ekonomike/Juridike/ Natyrore;
4. Preferohet të ketë eksperiencë pune për hartimin e projekteve;
5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 02.06.2025 në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:
1. Kërkesën për aplikim;
2. Jetëshkrimi (CV);
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
4. Fotokopje të librezës së punës;
5. Fotokopje të kartës së identitetit;
6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Çertifikatë familjare;
8. Vërtetim banimi;
9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
10. Certifikata të kualifikimeve;
11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 04.06.2025 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

1. Ligji 107/2021 “Për bashkëqeverisjen”
2. Ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e Informimit”.
3. Ligji për “Mbrojtjen e të dhënave personale”

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al.

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen për vazhdimin e procedurës së rekrutimit.


Shërbime