Publikuar më: 13/11/2026
Shpallje Nr.417: – Pozicioni “Ekspert i Jashtëm, fusha e Inxhinierisë /Arkitekturës, DPSHSSH, Tiranë”
Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar , Shërbimi Social Shtetëror shpall procedurën e konkurimin për përzgjedhjen e:
Ekspertit të Jashtëm në fushën e Inxhinierisë /Arkitekturës në Drejtorinë e Përgjithsme të SHSSH.
Eksperti i përzgjedhur do të jetë pjesë e grupit të marrjes në darëzim të mallrave dhe do të ketë si detyrë kryerjen e verifikimit dhe vlerësimit teknik të orendive dhe paisjeve të mobilimit, me qëllim konstastimin e përputhshmërisë së tyre me specifikimet teknike, kërkesar e përcaktuara në dokumentacionin e prokurimit dhe kushtet kontraktore.
Gjithashtu, eksperti do të jetë përgjegjës për dokumentimin e konstatimeve dhe vlerësimeve teknike, duke evidentuar çdo mospërputhje të mundshme gjatë procesit të verifikimit dhe marrjes në dorëzim të mallrave.
Ekspertët duhet të plotësojë këto kritere:
- Të kenë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushës së kërkuar;
- Të ketë eksperiencë pune në profesion mbi 3 vite;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Kanditatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Protokoll-Arkivës brenda datës 19.11.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës (diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS për diplomar e marra jashtë vendit);
- Kopje e noterizuar e liçencës në fushën e Inxhinierisë /Arkitekturës;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqesorë, vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar në ligj;
- Vetëdeklarim mbi parandalimin e konfliktit të interest.
Pas verifikimit paraprak në datën 20.11.2026, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Njohuri mbi Ligjin 162/2020 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar;
- Njuhuri mbi VKM Nr. 285, datë 19.5.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al

