Publikuar më: 12/11/2026

Shpallje Nr.416: – Pozicioni “Specialist / Sektori i Auditit, DPSHSSH, Tiranë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM  Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Specialist, në Sektorin e Auditit, kategoria e pagës IV-2, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror.

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar studimet e larta në Shkenca Ekonomike / Juridike dhe disiplina të tjera, sipas nevojave të sektorit që auditohet;
  4. Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet;
  5. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  6. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  8. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 26.11.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente
  1. Kërkesën për aplikim;
    2. Jetëshkrimi (CV);
    3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
    4. Fotokopje të librezës së punës;
    5. Fotokopje të kartës së identitetit;
    6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
    7. Çertifikatë familjare;
    8. Vërtetim banimi;
    9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
    10. Çertifikata të kualifikimeve;
    11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 02.12.2026, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkursi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Shërbimit Social Shtetëror, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Ligji Nr.114, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”; i ndryshuar;
  2. Manuali i Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhërin e Ministrit të Financave nr.134, datë 17.10.2025;
  3. Ligj nr.10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  4. Ligj nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  5. Ligj nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  6. Vendim nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”; i ndryshuar;
  7. Ligj nr.25/2018, date 10.05.2018, Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
  8. Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  9. Ligj nr. 44/2015, Kodi i Proçedurave Administrative” i Republikës së Shqipërisë;
  10. Udhëzimi nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime