Publikuar më: 05/10/2026

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve 2026

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, përmbyllëm konferencën e projektit EldEARLY – Përmirësimi i Sistemit të Përkujdesit Social për të Moshuarit në Shqipëri, duke ndarë rezultatet e arritura dhe përvojën e një bashkëpunimi të rëndësishëm në shërbim të moshës së tretë.

I zbatuar përmes partneritetit ndërmjet Shërbimit Social Shtetëror, Qendrës ASET, Rajonit Marche dhe Rajonit Liguria, me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim dhe IADSA-s, projekti solli tri ndërhyrje të rëndësishme:

  • Hartëzimin e shërbimeve sociale për të moshuarit dhe krijimin e një harte elektronike për identifikimin e tyre.
  • Zhvillimin e profilit profesional të operatorit social, me fokus në formimin dhe certifikimin profesional.
  • Krijimin e Linjës së Këshillimit për të Moshuarit, në numrin 0800 4042, e para e këtij lloji për moshën e tretë në Shqipëri, e cila ofron informacion, këshillim, mbështetje psikosociale dhe orientim drejt shërbimeve përkatëse.

Në më pak se dy muaj nga fillimi i funksionimit, më shumë se 100 të moshuar kanë kontaktuar Linjën e Këshillimit, duke dëshmuar nevojën dhe rëndësinë e këtij shërbimi. Për Shërbimin Social Shtetëror, përmbyllja e EldEARLY nuk është fundi i një rrugëtimi, por një pikënisje për të konsoliduar rezultatet e arritura dhe për të vijuar angazhimin në zhvillimin e shërbimeve sociale më të aksesueshme, më cilësore dhe më pranë të moshuarve.


Shërbime