Publikuar më: 22/05/2026
EP&Vloet në Shqipëri
Më datë 22.05.2026, mirëpritëm përfaqësuesit e EP&Vloet, Holandë, të cilët prej vitesh, në bashkëpunim me fondacionin “Shpresë për Botën”, kontribuojnë në mbështetje të komuniteteve në nevojë në Shqipëri.
Këtë vit, grupi prej 10 vullnetarësh u angazhua në Shtëpinë e të Rinjve 16–18 vjeç në Shkodër, ku realizoi rehabilitimin e dy ambienteve, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e hapësirave më funksionale për të rinjtë e qendrës.
EP&Vloet dhe “Shpresë për Botën” zhvillojnë prej vitesh aktivitete vullnetare dhe mbështetëse në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetet në nevojë. Vullnetarët e këtij fondacioni vizitojnë pothuajse çdo vit Shqipërinë, duke u bërë pjesë e iniciativave që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve dhe krijimin e një ndikimi pozitiv e të qëndrueshëm.
Megjithëse vijnë nga profesione dhe fusha të ndryshme, ata i bashkon përkushtimi ndaj punës vullnetare, dëshira për të ndihmuar dhe angazhimi për të sjellë shpresë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë. Kontributi dhe solidariteti i tyre përfaqësojnë një shembull të vyer të humanizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

