Publikuar më: 14/05/2026

Gjyshet për fëmijët

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në kuadër të programit “Gjyshet për Fëmijët”, i cili prej një viti po zbatohet në institucionet e përkujdesit social, u zhvillua një takim i ngrohtë me gjyshet që janë bërë pjesë e këtij projekti dhe që çdo ditë qëndrojnë pranë fëmijëve, duke u ofruar kujdes, mbështetje emocionale dhe dashuri.

Gjatë aktivitetit u takuam me pesë gjyshe që kontribuojnë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, Shtëpinë e Foshnjës “Hana dhe Rozafa”, Shtëpinë e Fëmijës 0–5 vjeç në Shkodër, si dhe në Shtëpinë Familje për të Rinj 16–18 vjeç Shkodër. Përmes pranisë së tyre të përditshme, ato kanë krijuar lidhje të veçanta me fëmijët, duke sjellë ngrohtësi, siguri emocionale dhe përkujdesje njerëzore në jetën e tyre. Në bisedat e zhvilluara, gjyshet ndanë përvojat e tyre të përditshme, emocionet dhe lumturinë që u sjell ky angazhim, si dhe lidhjen e fortë që kanë krijuar me fëmijët.

Programi “Gjyshet për Fëmijët”, i realizuar në bashkëpunim me fondacionin One Heart Children’s Foundation, synon të forcojë mirëqenien emocionale të fëmijëve që rriten në institucionet e përkujdesit social, përmes figurës së gjyshes dhe pranisë së saj të përditshme. Pas pothuajse një viti zbatim, ky program po dëshmon ndikim pozitiv jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek vetë gjyshet, të cilat kanë gjetur një rol të vyer dhe një lidhje të bukur njerëzore. Kjo nismë rikthen vëmendjen tek rëndësia e dashurisë, kujdesit dhe përkushtimit njerëzor në rritjen dhe mirëqenien e çdo fëmije.


Shërbime