Publikuar më: 04/05/2026
Marrëveshje Bashkëpunimi SHSSH-AAPSK
Më 29.04.2026 u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe Shërbimit Social Shtetëror, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e mekanizmave të mbështetjes sociale në vend. Marrëveshja parashikon vënien në dispozicion të aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara për institucionet dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale.
Ky bashkëpunim synon të përmirësojë koordinimin ndërinstitucional dhe të krijojë një model më efikas të përdorimit të këtyre aseteve në funksion të interesit qytetar dhe mbështetjes së grupeve më vulnerabël. Në këtë kuadër, Shërbimi Social Shtetëror luan një rol kyç si urë lidhëse mes institucioneve publike dhe organizatave jofitimprurëse, duke garantuar që shpërndarja e aseteve të jetë e drejtë dhe në përputhje me nevojat reale të komunitetit.

