Publikuar më: 21/04/2026

Shpallje Nr.402: – Pozicioni “Specialist (mjek) / Sektori i Shërbimeve Shoqërore, DRSHSSH, Korcë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:

Specialist (Mjek), në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Korçë.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithshme;
  • Të jetë i/e pajisur me licencën e mjekut;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore.

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 04.05.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:

 

  • – Kërkesën për aplikim;
  • – Jetëshkrimin (CV);
  • – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  • – Fotokopje të librezës së punës;
  • – Fotokopje të kartës së identitetit;
  • – Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • – Çertifikatë familjare;
  • – Vërtetim banimi;
  • – Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  • – Çertifikata të kualifikimeve;
  • – Referenca pune.

 

Pas verifikimit paraprak në datën 06.05.2026, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

 

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

 

  1. Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
  2. VKM Nr. 722, datë 11.11.2019 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al

 

 


Shërbime