Publikuar më: 21/04/2026
Shpallje Nr.400: – Pozicioni “Specialist (Mjek) / Sektori i Shërbimeve Shoqërore, DRSHSSH, Berat”
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për:
Specialist (Mjek), në Sektorin e Shërbimeve Shoqërore, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Berat.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë, në degën Mjekësi e Përgjithshme;
- Të jetë i/e pajisur me licencën e mjekut;
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
- Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale;
- Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 04.05.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
- – Kërkesën për aplikim;
- – Jetëshkrimin (CV);
- – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
- – Fotokopje të librezës së punës;
- – Fotokopje të kartës së identitetit;
- – Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- – Çertifikatë familjare;
- – Vërtetim banimi;
- – Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- – Çertifikata të kualifikimeve;
- – Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 06.05.2026, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
- Ligji Nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;
- VKM Nr. 722, datë 11.11.2019 “Për përcaktimin e masës, të kritereve, procedurave dhe dokumentacionit për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal, dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre”.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al

