Publikuar më: 13/03/2026

Shpallje Nr.395: – Pozicioni “Specialist (financë) / Sektori i Pranueshmërisë, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Lezhë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM  Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar , Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për vendin e lirë të punës në pozicionin:

Specialist (financë), kategoria e pagës IV-3, në Sektorin e Pranueshmërisë, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Lezhë.

 

Kandidati që aplikon duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike;
  4. Niveli i edukimit preferohet Master;
  5. Të ketë eksperiencë pune në profesion;
  6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të mos ketë ndaj tij/saj ndonjë masë disiplinore në fuqi.

 

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 31.03.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
  2. Jetëshkrimi (CV);
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  4. Fotokopje të librezës së punës;
  5. Fotokopje të kartës së identitetit;
  6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Çertifikatë familjare;
  8. Vërtetim banimi;
  9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
  10. Çertifikata të kualifikimeve;
  11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 02.04.2026, do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të SHSSH-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  • Ligji Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  • Udhëzimi nr. 30, datë 27.11.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publike”;
  • Vendimin Nr. 597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave, dokumentacionit dhe masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike, i ndryshuar”
  • Vendimi nr.257, date 05.05.2021”Për procedurat e kryerjes së kontrollit të zbatimit të legjislacionit të Asistencës Sociale”.

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datën kur do zhvillohet testimi, mund t’i gjeni në adresën www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime