Publikuar më: 11/02/2026

Retreat i stafit të SHSSH 2026

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në Korçë u zhvillua retreat-i tradicional i stafit të Shërbimit Social Shtetëror, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme dhe stafeve të 12 drejtorive rajonale nga e gjithë Shqipëria.

Ky retreat shërbeu si një ndalesë e rëndësishme për reflektim, koordinim dhe planifikim strategjik, duke krijuar hapësirën e nevojshme për analizë të punës së deritanishme dhe për ndërtimin e një qasjeje të përbashkët drejt rritjes së standardeve të shërbimit për qytetarët. Në një frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësie institucionale, u theksua rëndësia e forcimit të kapaciteteve profesionale të stafit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve sociale.

Gjatë dy ditëve intensive dhe produktive të punës, pjesëmarrësit:

  • analizuan në mënyrë të detajuar punën dhe rezultatet e vitit 2025;
  • ndanë përvojat, arritjet dhe sfidat e hasura në nivel qendror dhe rajonal;
  • diskutuan nevojat dhe prioritetet për përmirësim;
  • ndërtuan së bashku vizionin strategjik të Shërbimit Social Shtetëror për vitin 2026, me fokus te qytetari, efikasiteti i shërbimeve dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.

Retreat-i në Korçë forcoi frymën e punës në ekip dhe koordinimin mes strukturave të Shërbimit Social Shtetëror, duke shërbyer si një platformë e vlefshme për shkëmbim idesh dhe harmonizim të objektivave strategjike, në funksion të ofrimit të shërbimeve sociale gjithnjë e më cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët.


Shërbime