Publikuar më: 11/02/2026

Shpallje Nr.392: – Pozicioni “Drejtor / Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Kukës”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të VKM Nr. 135, datë 07.03.2018 “Për miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror” i ndryshuar, Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:

Drejtor në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Kukës

Kandidati/ja që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
    2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Shkenca Sociale /Ekonomike/Juridike/ Natyrore;
    4. Niveli i arsimimit /Master shkencor;
    5. Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite;
    6. Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
    7. Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
    8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
    9. Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 24.02.2026 në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror këto dokumente:

  1. Kërkesën për aplikim;
    2. Jetëshkrimi (CV);
    3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
    4. Fotokopje të librezës së punës;
    5. Fotokopje të kartës së identitetit;
    6. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
    7. Çertifikatë familjare;
    8. Vërtetim banimi;
    9. Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
    10. Çertifikata të kualifikimeve;
    11. Referenca pune.

Pas verifikimit paraprak në datën 26.02.2026 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:

  1. Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
  2. Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  3. Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  4. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
  5. Njohuri mbi ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”
  6. Ligj Nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërise”.
  7. Ligji 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar

 

Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al


Shërbime