Publikuar më: 12/01/2026

SHSSH pranë familjeve në nevojë në fundvit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në prag të Vitit të Ri, Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Reme Xholi, zhvilloi një sërë vizitash pranë gjyshërve, fëmijëve dhe familjeve në nevojë në mbarë vendin, duke ndarë me ta urimet më të mira për një vit të ri sa më të mbarë, me shëndet, shpresë dhe mirëqenie. Këto vizita përfaqësojnë një shenjë konkrete të kujdesit dhe vëmendjes ndaj shtresave më vulnerabël të shoqërisë, veçanërisht në një periudhë festash që simbolizon solidaritetin dhe humanizmin. Angazhimi pranë personave dhe familjeve në nevojë mbetet një mision i përditshëm i Shërbimit Social Shtetëror, i realizuar falë përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhur të stafit social në të gjitha strukturat në vend, me synimin për të garantuar mbështetje, dinjitet dhe përfshirje sociale për çdo qytetar.


Shërbime