Publikuar më: 16/12/2025
Marrëveshja mes SHSSH dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Shërbimi Social Shtetëror nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me synim forcimin e mbështetjes sociale për familjet në nevojë. Kjo marrëveshje vendos një mekanizëm të përbashkët, të strukturuar dhe funksional për identifikimin në kohë të familjeve vulnerabël, kryefamiljari i të cilave ndodhet në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke garantuar një qasje të koordinuar dhe efektive ndërinstitucionale.
Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe njëkohësisht thelbësor: të jemi pranë çdo familjeje, t’i dëgjojmë, t’i vlerësojmë dhe t’i orientojmë drejt shërbimeve dhe përfitimeve që garanton legjislacioni i mbrojtjes sociale. Ky bashkëpunim ofron një mbështetje të strukturuar, të ndjeshme dhe të vazhdueshme për familjet më vulnerabël, duke u siguruar që asnjë individ apo familje të mos përballet e vetme me vështirësitë sociale dhe ekonomike.

