Publikuar më: 30/10/2025

SHSSH dhe AAPSK bashkë në muajin antitrafik

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, po zbaton një nismë që synon kthimin e pasurive të sekuestruara në mbështetje konkrete për qytetarët në nevojë, duke i shndërruar ato në instrumente të solidaritetit dhe përfshirjes sociale.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Reme Xholi, dhe Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, znj. Risena Xhaja, zhvilluan vizita në disa institucione të përkujdesit shoqëror që ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit, por jo vetëm.

Gjatë këtyre vizitave në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, një sërë pasurish të sekuestruara iu shpërndanë përfituesve të këtyre qendrave, duke u vënë në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe fuqizimit të përfituesve për një riintegrim të qëndrueshëm në shoqëri.

Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi social më të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ku bashkëpunimi ndërinstitucional kthehet në një mekanizëm real për mbështetjen e grupeve më të ndjeshme të popullsisë. Shërbimi Social Shtetëror dhe AAPSK do të vijojnë të thellojnë këtë bashkëpunim me qëllim që pasuritë e konfiskuara të ripërdoren për qëllime sociale, në shërbim të komunitetit dhe për forcimin e kohezionit shoqëror.


Shërbime