Publikuar më: 30/10/2025

Tryezë pune me drejtuesit e IPSH në të gjithë Shqipërinë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

U zhvillua një tryezë pune që bashkoi 29 drejtues të institucioneve të përkujdesit shoqëror në varësi të pushtetit vendor dhe Shërbimit Social Shtetëror, me një qëllim të përbashkët: ofrimin e kujdesit cilësor, gjithëpërfshirës dhe dinjitoz për personat që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Në hapje të takimit, Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Reme Xholi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të përkujdesit shoqëror dhe strukturave vendore për të siguruar shërbime sa më efektive dhe të unifikuara për përfituesit. Ajo vuri në dukje se përmirësimi i standardeve të përkujdesit kërkon komunikim të hapur, koordinim të ngushtë dhe përfshirje aktive të të gjithë aktorëve të sistemit të mbrojtjes sociale.

Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, ku drejtuesit ndanë përvoja, sfida dhe ide konkrete për përmirësimin e punës në shërbim të fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera vulnerabël në komunitet.

Takime të tilla janë thelbësore për të forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, duke na udhëhequr drejt një standardi të lartë përkujdesi dhe profesionalizmi në të gjitha institucionet e përkujdesit shoqëror në vend.


Shërbime