Publikuar më: 13/11/2025
Shpallje Nr.382: – Pozicioni “Drejtor / Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Shkodër” (Fituesi – Alma Mehmetaj)
Kanditati fitues për pozicionin Drejtor, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër është:
Alma Mehmetaj
Njoftim
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 10.11.2025, ora 10.00, për pozicionin Drejtor, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër
Kanditati/Kanditatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit Drejtor, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër. është/janë:
Alma Mehmetaj
Në mbështetje të VKM nr. 135, datë 07.03.2018 “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Social Shtetëror”, i ndryshuar Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurimin për pozicionin e lirë të punës:
Drejtor, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Shkodër.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati/ja:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë përfunduar arsimin në Fakultetin Shkenca Ekonomike/ Fakultetin e Drejtësisë/ Shkenca Sociale/ Shkenca Natyrore;
• Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vite;
• Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
• Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 05.11.2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror, këto dokumente:
– Kërkesën për aplikim;
– Jetëshkrimin (CV);
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
– Certifikatë familjare;
– Vërtetim banimi;
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
– Certifikata të kualifikimeve;
– Referenca pune.
Pas verifikimit paraprak në datën 07.11.2025, do të shpallet lista e konkurentëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme, si edhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri specifike për pozicionin e punës të cilat kanë të bëjnë me:
1. Njohuri mbi Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar;
2. Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
3. Njohuri mbi strategjitë kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
4. Njohuri mbi ligjin 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
5. Njohuri mbi ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
6. Ligj Nr.121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republiken e Shqipërise”;
7. Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar.
Të gjitha njoftimet për shpalljen e vendit të lirë të punës, rezultatet e verifikimit paraprak si edhe datën kur do zhvillohet intervista, i gjeni në adresën: www.sherbimisocial.gov.al

