Publikuar më: 08/10/2025

250 karroca për PAK në qarkun e Vlorës

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Fondacionin Mane dhe organizatën “Fundjavë Ndryshe”, vijon angazhimin për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin vendit.
Në kuadër të kësaj nisme u shpërndanë 250 karroca me rrota në qarkun e Vlorës, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizshmërinë dhe pavarësinë e shumë qytetarëve që përballen çdo ditë me kufizime fizike.

Ky bashkëpunim ka nisur me sukses në kryeqytet, ku dhjetëra përfitues tashmë përdorin pajisjet ndihmëse në jetën e përditshme dhe do të zgjerohet së shpejti në të gjitha qytetet e vendit, për të siguruar mbështetje të barabartë dhe dinjitoze për të gjithë.

Kjo nismë është një hap konkret drejt përmbushjes së misionit të përbashkët për akses, përfshirje dhe barazi për çdo person me aftësi të kufizuara — duke afirmuar angazhimin e institucioneve dhe partnerëve socialë për një shoqëri më të drejtë dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të çdo individi.


Shërbime